Kryetari i Lipjanit: Për rastin e gruas kanë qenë në dijeni të gjitha organet





Kryetari i Lipjanit, Imrin Ahmeti, në “Debat Plus”, ka thënë se gruaja shtatzënë, e cila u vra, ka qenë nga komuna e Shtimes.

Ai ka thënë se të gjitha organet që merren me raste të tilla, kanë qenë të informuara për rastin e gruas, e cila ishte në proces të divorcit nga burri i saj, i cili dyshohet se me armë zjarri ia ka marrë jetën.

Ahmeti bëri të ditur se e ndjera pas ndarjes nga ai, jetonte vetëm me vajzën e axhës së saj.

“Me të marrë lajmin, kam telefonuar në lagjen të fshatit Llugagji, dhe cili ka qenë statusi social i saj. Është e ndarë para 5 muje nga bashkëshorti i saj. Janë shtatë motra, është motra më e vogël, pas divorcit ka jetuar e vetme”

“Pas divorcit, ajo ka jetuar me një vajzë të axhës së saj. Rasti është lajmërur në qendrën për punë sociale në Shtime para katër muajve është lajmëruar edhe në Lipjan. Kam telefonuar menjëherë për të parë a janë marrë me këtë rast…  informacionet nga qendra sociale në Lipjan është se nuk janë marrë këta pasi rasti ka ndodhur në komunë të Shtimes dhe janë marrë zyrtarët e asaj komunës së Shtimës. Për rastin kanë qenë në dijeni të gjithë organet që trajtojnë raste të tilla”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika