Kryetari i Parlamentit të Austrisë të hënën viziton Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën e tetë majit pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së Kuvendit të Kosovës, ku thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Pas takimit do të ketë konferencë për media.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit.

Ky takim do të zhvillohet në orën 11:30, në kabinetin e kryetarit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika