Kryetari i Parlamentit të Serbisë: Protestat në kryeqytetin e Kosovës janë tregues i rëndësisë së Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka vlerësuar se protestat në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë për shkak të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilave u hodh një bombë tymuese ndaj qeverisë, janë tregues i rëndësisë së krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Në bazë të […]
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka vlerësuar se protestat në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë për shkak të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilave u hodh një bombë tymuese ndaj qeverisë, janë tregues i rëndësisë së krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Në bazë të atyre ngjarjeve të djeshme, por jo vetëm atyre, ne mund ta kuptojmë më mirë rëndësinë e Asociacionit dhe çfarë lloj trazirash mund të shkaktojë një çështje e tillë në nivelin politik në Kosovë”, ka thënë Orliq.
Sipas Orliqit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ka rezistuar në të gjitha mënyrat e mundshme dhe të pamundura” për ta shmangur atë obligim, ndërsa protestat në kryeqytetin e Kosovë treguan se çfarë mendon skena politike vendore për Asociacionin.
“Dhe pastaj dikush këtu ju thotë se Asociacioni nuk është në interesin e serbëve, se nuk është diçka aq e rëndësishme. Aty duan t’i vënë flakën Kurtit, i thonë se do ta qëllojnë me molotov. Dhe kjo është përgjigja më e mirë, nëse Asociacion është domethënëse apo jo”, ka deklaruar Orliq, raporton N1, përcjell Dukagjini.















