Kreu i PDK-së viziton familjet e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Pasi ish-krerët e OVL UÇK-së u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë, Memli Krasniqi dhe kolegët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vizituar familjet e të dënuarve si shenjë mbështetjeje

Vizita e Memli Krasniqit dhe e kolegëve të Partisë Demokratike të Kosovës

Vizita për solidarizim nuk ka munguar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kolegët e tij, te familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Në këtë ditë e cila nuk është aspak e lehtë për familjarët e të dënuarve, vizitat me sa duket janë të mirëpritura.

“Duke bashkëndjerë me familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, së bashku me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, vizituam sot familjet Haradinaj dhe Gucati, për t’u solidarizuar në këtë ditë aspak të lehtë për ta e për ne”, është shprehur Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se liria te populli ynë, ka ardhur pas shumë mundimeve dhe pengesave, por populli nuk është dorëzuar asnjëherë deri në çlirimin e plotë.

“E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, familjet Gucati dhe Haradinaj kanë mbështetjen e të gjithëve, dhe se qëndrueshmëria dhe krenaria kombëtare nuk ka munguar as ditën e sotme.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, të mërkurën e 18 majit, janë dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, me nga katër vjet e gjysmë secili.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika