Kryetari i PDK-së thirrje për bashkim që të ndalet emigrimi i të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me studentë të mjekësisë, me të cilët ka diskutuar për të ardhmen e tyre pas diplomimit në Kosovë.

Sipas Krasniqit, të rinjtë janë të zhgënjyer nga keqqeverisjet dhe duan garanci për të mos u larguar nga Kosova.

“Duke qenë të indinjuar me brishtësinë e ekonomisë, sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, si pasojë e keqqeverisjes, vajzat dhe djemtë e Kosovës duan një garancë për një të ardhme të sigurt këtu”, ka theksuar ai.

“Shumë prej tyre e kanë humbur besimin në institucionet e Kosovës, prandaj nuk po e shohin ndërtimin e së ardhmes së tyre në vend”.

“Prandaj, është e domosdoshme të bëhemi bashkë dhe të veprojmë menjëherë për të ndalur emigrimin masiv të qytetarëve. PDK është e përkushtuar në këtë mision për ta rikthyer shpresën dhe besimin në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika