Kryetari i Prishtinës: Jemi në proces të temave të referencave që të transformojmë parkun memorial

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në 23-vjetorin e çlirimit të Prishtinës ka vizituar Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ku ka thënë se projekt-propozimi për transferimin e parkut memorial është bërë që nga viti 2010. Por tani, Rama ka bërë të ditur se janë vetëm në proces të temave të referencave që të transformojnë parkun memorial

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Të shtunën e 11 qershorit është shënuar 23-vjetori i çlirimit të Prishtinës. Pas seancës solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në homazhet te Varrezat e Dëshmorëve në Velani ka përkujtuar të gjithë dëshmorët dhe ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Këtu gjendemi sot për t’i nderuar dëshmorët, gjatë luftës çlirimtare, dhe për të nderuar presidentin Ibrahim Rugova për gjithë punën që e ka bërë. Sot i kujtojmë dhe i nderojmë të gjitha familjet që i kanë hapur shtëpitë dhe i kanë transformuar në spitale gjatë luftës, dhe ata që gjatë kohëve të vështira i kanë transformuar shtëpitë në shkolla”, ka thënë Përparim Rama.

Kryetari i Komunës së Prishtinës është zotuar se do të investojë dhe transformojë këtë park memorial.

“Unë qysh në vitin 2010 në jetën time të mëparshme si arkitekt kam bërë projektpropozim, transformimin e këtij parku memorial, fatkeqësisht nuk ka ndodhur asgjë prej vitit 2010”, ka shkruar Rama.

“Tash vetëm jemi në proces të temave të referencave për konkurs ndërkombëtar, ku kanë mundësi të marrin pjesë edhe dizajnerë lokalë dhe internacionalë, që të transformojmë këtë park memorial në mënyrën më të mirë të mundshme që të tregojmë respektin ndaj të gjithë dëshmorëve, ndaj presidentit Rugova, për çlirimin e vendit tonë”, ka shtuar kryetari i Komunës së Prishtinës.

23 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

 

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika