Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës viziton familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Gjatë kësaj të premteje kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri, kolonel Hilmi Pacolli, Avni Tahiri dhe Eset Xhata kanë vizituar familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Pamje nga vizita

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, kolonel Hilmi Pacolli, Avni Tahiri dhe Eset Xhata kanë vizituar familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe.

Zeqiri u mirëprit nga nga familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës.

“Kryetari i njoftoi familjarët se është duke monitoruar me kujdes çdo situatë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhementin e PK-së, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer”, thuhet në komunikatën për media.

Kryetari i Sindikata së PK-së kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policorë, sepse sipas tij, është shkelje e çdo marrëveshjeje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare “sepse zyrtarët policorë kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës për ta mbrojtur integritetin e vendit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika