Kryetari i Supremes takon ambasadorin francez, diskutohet mbështetja për drejtësinë në kuadër të IPA 2026-2027
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, dhe ndërlidhësin francez për drejtësinë në Ballkanin Perëndimor, Cyril Lacombe. Në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e mundshme për sistemin e drejtësisë përmes programit IPA 2026-2027, me fokus […]
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, dhe ndërlidhësin francez për drejtësinë në Ballkanin Perëndimor, Cyril Lacombe.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e mundshme për sistemin e drejtësisë përmes programit IPA 2026-2027, me fokus në rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe harmonizimin e praktikës juridike sipas standardeve evropiane.
Përfaqësuesit francezë shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës, ndërsa u bë e ditur se një delegacion i agjencisë franceze “Expertise France” po qëndron në Kosovë për të vlerësuar mundësitë e realizimit të projekteve në kuadër të programit IPA 2026-2027.















