Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarin e VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani. Sipas informacioneve të para, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një kafeteri në qendër të qytetit.
Kjo ngjarje u bë publike edhe në rrjetin social ‘Facebook” të një anëtari të LVV-së në Skenderaj, Bahri Zabeli, shkrim i cili u postua në emër të Mehanit, i ka ftuar familjarët e tij për përmbajtje derisa thotë se ia kanë marrë edhe telefonin.
Portali Dukagjini është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në publkim nuk janë përgjigjur.
Mehani së fundmi u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
Mehani ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa akoma s’dihen rrethanat dhe motivi.