Kryetari i Zubin Potokut hyn brenda objektit të komunës

Pasi Policia e Kosovës ka shpërndarë protestuesit, kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të hyjë brenda objektit të komunës.

Gjatë hyrjes së tij në komunë, Zeqiri është shoqëruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Fillimisht, u has në rezistencë, por policia shumë shpejt ka depërtuar në hyrje të objektit, duke e shpërndarë turmën.

Policia e ka thyer derën e komunës, e cila ishte e blinduar nga protestuesit.

Sipas ekipit të RTV Dukagjinit që po qëndron atje, ka disa protestues që janë lënduar. Aty është edhe autoambulanca, e cila e ka dhënë ndihmën e parë.

Për ta shpërndarë turmën, policia kishte përdorur sprej dhe gaz lotsjellës. Ndërkaq, u dëgjuan edhe të shtëna armësh disa herë.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika