Kryetari i Zubin Potokut: Jam i hapur për bashkëpunim, kabinetin do ta kompletojmë në qershor

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ka paralajmëruar se kabinetin komunal do të kompletohet në qershor

Kryetari i ri i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, teksa ka diskutuar për funksionimin e komunës dhe objektivat e tij të ardhshme, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ka paralajmëruar se kabinetin komunal do ta kompletojë në muajin qershor.

Po ashtu, ai ka thënë se ende nuk janë kompletuar emërimet e drejtorëve, por beson se deri më datën 10 të muajit qershor kabineti do të jetë i plotë.

“Në vazhdim, unë jam i hapur për të biseduar edhe me akterët serbë që dëshirojnë të punojnë dhe të japin kontributin e tyre”, ka deklaruar Zeqiri, në emisionin FIVE.

Zeqiri nuk dha një datë të caktuar, por ka thënë se pritet që së shpejti kryetari i komunës të qëndrojë në zyrën e tij në komunën e Zubin Potokut.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë problem për funksionimin e komunës dhe se së shpejti ata do të jenë në zyrat komunale.

Ai gjithashtu ka theksuar se të gjitha zyrat do të posedohen dhe se të gjitha dikasteret do të drejtohen në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

“Në kabinetin tonë do të ketë hapësirë të bollshme për të komunikuar me shumicën serbe. Jemi shumë të interesuar që në shumicën e dikastereve të kemi ndonjë kuadër nga shumica serbe. Nëse kjo nuk mund të realizohet, ne kemi kuadër të bollshëm për të drejtuar të gjitha dikasteret në përputhje me infrastrukturën ligjore të Kosovës”, është shprehur Zeqiri.

Komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, janë të banuara me shumicë serbe.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës janë mbajtur më 23 prill, pas dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kishte bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika