Kryetari i Zubin Potokut: Jap dorëheqje nëse ka dakordim nga të gjitha palët

Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka treguar gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen nëse kryeministri Albin Kurti arrin një marrëveshje me PDK-në dhe ndërkombëtarët

Komuna e Zubin Potokut

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës nëse do të kishe një dakordim nga Qeveria e Kosovës me partinë e tij, PDK-në, dhe me ndërkombëtarët.

“Duhet të ketë arsyeje të fortë pse duhet të jap dorëheqje. Nëqoftëse kemi dakordim të harmanizuar pse jo. Pa dakordim me Memli Krasniqin, me partinë, me Qeverinë, besa edhe me ndërkombëtaret unë nuk jap dorëheqje vetëm pse më teket mua”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

AI po ashtu ka shtuar se çështja e dorëheqjes nuk mund të shihet vetëm në kontekstin e marrëveshjes së mundshme mes kryeministrit Kurti, PDK-së dhe ndërkombëtarëve, por duhet të analizohen edhe pasoja e mundshme të një vendimi të tillë.

“Duhet të bëhet një analizë pak më e gjerë sa i përket punë së dorëheqjes dhe sa i përket zgjedhjeve të reja të cilat po spekulohen. Çfarë dua të them me këtë analizë, në qoftë se ne japim dorëheqje, çfarë rezultati do të vijë më pas, është problemi,” ka thënë tutje ai.

Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri gjatë lidhjes të drejtpërdrejtë në Debat Plus.

Ndërkaq, në lidhje me kompetencat e tij për vendimin, Zeqiri ka thënë se është politikisht i përgjegjshëm para Partisë Demokratike të Kosovës dhe para kryetarit të partisë, Memli Krasniqit.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se procedurat e shtetit dhe Qeverisë së Kosovës janë përparësi për të, dhe do të përgjigjet përkatësisht ndaj tyre.

“Pa dyshim unë politikisht i përgjigjëm Partisë Demokratike dhe natyrisht kryetarit të partisë Memli Krasniqit. Sa i përket veprimit edhe procedural, natyrisht unë i përgjigjem shtetit edhe Qeverisë së Kosovës, pra unë i përgjigjëm procedurave të shtetit të Kosovës”, është shprehur ai.

Lidhur me dorëheqjen nga pozita, Zeqiri ka pohuar se është e nevojshme konsultimi me palët e interesuara dhe organizimi i takimeve për harmonizimin e një vendimi të tillë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika