Kryetari i Zveçanit reagon pas sulmit me granata dore në oborrin e stacionit policor: Akt i papranueshëm

Kryetari i Komunës së Zveçanit Ilir Peci, ka reaguar lidhur me hedhjen e dy granatave në stacionin policor në këtë komunë, incident që ndodhi mbrëmë

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, 30 maj 2023.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas sulmit me raketa në oborrin e stacionit policor në Zveçan të martën mbrëma.

Në oborr të stacionit policor u hodhën dy granata dore dhe u shkaktuan dëme materiale, por nuk pati të lënduar.

Peci përmes një postimi në “Facebook” shkroi se ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

“Si kryetar i Komunës së Zveçanit, dënoj ashpër aktin e shpërthimit të ndodhur mbrëmë në stacionin policor të Komunës së Zveçanit, i cili u shkaktua nga disa individë të pandërgjegjshëm. Ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, që ka tronditur jo vetëm qytetarët tanë, por gjithashtu ka cenuar institucionet e rendit dhe ligjit. Ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet. Si kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore”, ka shkruar Peci në Facebook.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika