Kryetari Izmir Zeqiri ende nuk ka hyrë në zyre të komunës

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se ende nuk ka hyrë brenda objektit të komunës.

Zeqiri në një prononcim për Albanian Post, ka thënë se është duke pritur të krijohen kushtet për ta bërë një gjë të tillë.

“Akoma nuk jam vendosur në zyrë, në komunë, afër komunës jemi këtu në oborr”, ka thënë për Albanian Post, Izmir Zeqiri, kryetari i sapobetuar i Zubin Potokut, përmes telefonit.

“Po presim të vendosemi në komunë, po rrimë afër tash”.

Tutje, ai ka thënë se policia nuk është duke përdorur forcë ndaj protestuesve, teksa ka bërë të ditur se bashkë me të është edhe një përfaqësuese e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndryshe, Policia e Kosovës është duke asistuar për t’ua mundësuar kryetarëve të tri komunave veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçanit, të hyjnë brenda ndërtesave komunale.

Por, në rrugë kanë dalë edhe protestues serbë, të cilët janë përplasur me Policinë. Në vend të ngjarjes është parë gaz lotsjellës dhe po ashtu janë dëgjuar disa të shtëna armësh.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika