Kryevepra që i kushtoi izolim e varfëri nobelistit, Pasternak

Poeti rus, romani i të cilit, Doktor Zhivago, i solli atij Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1958. Pasternakut iu desh ta refuzonte nderin për shkak të protestave në vendin e tij. Romani u ndalua në Bashkimin Sovjetik dhe Pasternaku u përjashtua nga Bashkimi i Shkrimtarëve Sovjetikë

Çmimi “Nobel” në vitin 1958, i konsideruar si poeti kolos rus nga vitet 1920, vdiq më 30 maj 1960.

Boris Pasternak famën mbarëbotërore ia detyron kryeveprës “Doktor Zhivago”, një roman unik i cili shpalos pamjen më të fuqishme të trazirave dhe dhunës ruse të dekadave të para të shekullit të 20-të.

Në epokën sovjetike, rusët e mbanin nobelistin, si një nga poetët e tyre më të mëdhenj.

Edhe kur vargjet e tij dukeshin sibiline, apo kur origjinaliteti i imazheve të tij i shqetësonte, “veshi” nuk i gënjente.

Në Perëndim, përveç disa entuziastëve të poezisë dhe atyre që kujtonin përshtypjen e fortë që ai la si anëtar i delegacionit sovjetik të dërguar në Paris në Kongresin e Shkrimtarëve Kundër Fashizmit (qershor 1935), fama e tij lidhej ende me të vetmin libër “Doktor Zhivago”, një roman i madh i panjohur prej kohësh për rusët –dhe për arsye të mirë, pasi u botua, përveç disa samizdateve, vetëm në 1988!

Kurse në Perëndim, botimi i këtij libri luajti rol në dhënien e çmimit “Nobel” për letërsinë, më 23 tetor 1958.

U desh hijeshia e Julie Christie-it dhe sharmi i Omar Sharifit, që emri i Pasternakut të bëhej i njohur për ata që, pa këtë përshtatje, nuk do ta kishin lexuar kurrë romanin. Një libër i mirë, hapet me pritshmëri dhe mbyllet me përfitime.

Lexuesit e zjarrtë duhet ta dinë, se leximi është më shumë se një kënaqësi.

Leximi na çon në skutat më të fshehta të mendjes, na bën të ndjehemi të lumtur dhe të lirë.

Pasternak lindi në Moskë, në një familje intelektualësh hebrenj: babai ishte piktor shumë i vlerësuar, mik i Tolstoit, kurse nëna një pianiste e famshme.

Pasi studioi në Konservator për kompozicion, Pasternak u diplomua për filozofi në Universitetin e Moskës.

Debutoi në vitin 1914, me një përmbledhje poezish, që e bëri të njohur për publikun sovjetik dhe iu bashkua revolucionit rus, nga i cili u distancua me botimin e romanit.

Romani tregon historinë e doktor Juri Andrejeviç Zhivago, një mjek i pasionuar pas shkrimit dhe e gruas së tij të ardhshme, Tonja Gromeko, në sfondin e revoltës së 1905-ës.

Një himn i vërtetë për jetën, për bukurinë e papërsosmërive, për mossukseset, për emocionin që e bën zërin të dridhet dhe që megjithatë nuk e pengon njeriun të shprehet dhe të dëshirojë të komunikojë, të përpiqet, qoftë edhe në një mënyrë të sikletshme, një kontakt me tjetrin.

Siç shkroi vite më vonë edhe mjeshtri Beket, nuk është e mundur të arrish asnjë rezultat në jetë, nëse nuk mësoni fillimisht të dështoni dhe ta bëni dështimin tuaj një forcë, një motor që na shtyn të përmirësohemi.

”Bukuria e asaj që mund të arrijmë, nuk mund të mos kalojë përmes dështimeve dhe vëzhgimit të gabimeve të tjetrit”.

”Bukuria nuk ekziston, por ajo fitohet me përpjekje dhe përkushtim, nëpërmjet përulësisë së njohjes së gjendjes si të përsosur, asnjëherë të përsosur”.

 

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika