Kryeziu demanton pretendimet e Kremlinit për “mercenarë nga Kosova në Ukrainë”

Sipas, Kryeziut, deklarata e Kremlinit janë propagandë e kulluar e mediave ruse, dhe Kosova kishte qenë e para që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me shtetet perëndimore

Perparim Kryeziu

Zëdhënësi i qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar pretendimet kreminlinit se në  luftë në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ka mercenar nga Kosova

Kryeziu ka thënë se janë propagandë e mediave të Rusi të cilat i ka quajtur të pabaza.

“Ne tashmë i kemi përgënjeshtruar këto pretendime të paqëndrueshme. Është e qartë se kjo është pjesë e propagandës së intensifikuar ruse kundër republikës tonë demokratike, në një tentim për të justifikuar një akt të pajustifikueshëm agresioni kundër popullit të Ukrainës”, është përgjigjur zëdhënësi për “Kossev”.

Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se Kosovës është në përputhej të plotë më politikat e vendeve perëndimorë, sepse sipas tij, Kosova ka qenë e para që i është bashkuar masave restriktuese perëndimore ndaj Federatës Ruse.

Tutje ai treguar  se Kosova e ka bërë, “përzemërsisht kur i është bashkuar demokracive perëndimore dhe paqedashëse kundër agresionit të pajustifikuar rus kundër Ukrainës”.

“Ne iu bashkuam BE-së, ShBA-së, MB-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kemi qëndruar në solidaritet me Ukrainën duke i pritur 20 gazetarë përmes një programi të sponsorizuar nga qeveria, gjashtë prej të cilëve tanimë janë në Prishtinë – dhe jemi zotuar për të pranuar deri në 5 mijë refugjatë ukrainas”, ka thënë mes tjerash zëdhënësi i qeverisë.

Ministri i Jashtme i Rusisë , Sergej Lavrov , nuk është hera e parë që lëshon këso akuzash pasi ka një kohë të gjatë që vazhdon me këso pretendimesh .

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika