Kryeziu: Dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë kanë qenë politike, KGJK duhet të veprojë si KPK-ja

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është më tepër politike sesa juridike, duke mbështetur veprimet e ndërmarra nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kryeziu, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët e Mitrovicës së Veriut kanë qenë produkt i Marrëveshjes së Brukselit dhe se dorëheqjet e tyre kanë pasur karakter politik.

Sipas tij, institucionet kompetente është dashur të kishin vepruar më herët për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së tyre.

Ai shtoi se, pas vendimit të KPK-së, edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të ndërmarrë të njëjtin veprim ndaj gjyqtarëve serbë.

“Konsideroj se kjo cështje është më shumë politike sesa që është cështje ligjore dhe juridike duke pasur parasysh se gjyqtarët dhe prokurorët e Mitrovicës së Veriut kanë qenë produkt i Brukselit, bile me aq sa kam njohur as nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e parapara me ligj megjithatë ata kanë dhënë dorëheqje të vullnetshme, dorëheqja e tyre ka qenë e karakterit politik dhe jam habitur se pse deri tani nuk kanë vepruar Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial për ndërprerjen e punës së tyre”.

“Kjo cështje është dashur të trajtohet më herë por edhe tash që është trajtuar është mirë. Këshilli Gjyqësor duhet të veproj njësoj si Këshilli Prorkurorial pasi duhet t’ju ndërprehet marrëdhënia e punës dhe të zëvendësohen me minoritar tjerë serbë – me gjyqtarë dhe prokurorë serbë të tjerë. Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e veta që duhet të respektohen dhe konsideroj që veprimi i KPK-së është në rregull dhe Këshilli Gjyqësor duhet të veprojë njëjtë”, u shpreh Kryeziu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika