Kryeziu e akuzon opozitën për kritika të pabaza

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë, ka thënë se kritikat për rritje të importit nga Serbia janë të pabaza. Sipas tij, krahasimet po bëhen me vitet kur ka pasur kufizime për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kur ishte në fuqi “Taksa 100%”

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka drejtuar akuza në drejtim të opozitës, se qëllimshëm po dezinformojnë në lidhje me importin nga Serbia.

Partitë opozitare e kanë kritikuar Qeverinë, se nën drejtimin e saj është ngritur importi në krahasim me vitet e kaluara.

Ndërkaq, Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëllimshëm po bëhen krahasime me vitet, kur kishte masa kufizuese për shkak të pandemisë dhe po ashtu, me vitin kur ishte vendosur taksa 100%.

“Një javë i krahasojnë importet nga Serbia me vitin 2020, kur kishte masa të theksuara kufizimesh saqë shkaku i pandemisë edhe kufijtë u patën mbyllur. E kur nuk u duket e mjaftueshme, i krahasojnë me vitin 2019, kur ishte vendosur tarifa 100%. Atë vit, së paku zyrtarisht importi kishte rënie, por raftet e marketeve vazhdonin të ishin të mbushura me mallra serbe, meqë çka më parë futej zyrtarisht, kishte filluar të hynte si kontrabandë”, ka shkruar Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se vetëm vitet 2017 apo 2018, janë vite “normale të shkëmbimeve tregtare”.

Sipas Kryeziut, ka pasur rënie të importit nga Serbia 20%, krahasuar me vitin 2017 dhe 32%, krahasuar me vitin 2018.

“Por, assesi nuk i sheh tek bëjnë krahasime me vitet 2018 apo 2017, vite normale të shkëmbimeve tregtare. Sepse, pastaj do të detyroheshin të flisnin për rënie reale të importit nga Serbia për rreth 32%, respektivisht 20% – edhe pas rritjes së gjithëmbarshme të importit, rritjes së inspektimeve dhe inkasimit të doganave si dhe mbylljes së rrugëve jolegale që përdoreshin për kontrabandë, sidomos në veri të vendit”, ka thënë ai.

Sipas tij, në vitin 2017, Serbia ishte në vendin e parë prej nga Kosova importonte, ndërkaq në vitin 2021 dhe këtë vit zë vendin e katërt.

Në fund, Kryeziu ka thënë se shkëmbimet tregtare me vendet si Gjermania, Turqia dhe Shqipëria kanë shënuar ngritje.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika