Kryeziu: Është e pamundur të gjendet një president jopolitik sipas kritereve të vendosura

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se ngërçi politik në Kosovë është thelluar për shkak të mungesës së kompromisit ndërmjet partive politike, ndërsa konsideron se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të jetë pengesë për formimin e institucioneve.

Kryeziu u shpreh i shqetësuar edhe për zvarritjen e procesit të formimit të institucioneve, duke thënë se situata është degraduar dhe se mungesa e vullnetit politik e kompromisit po e vështirëson daljen nga kriza.

Kryeziu, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se zgjidhja më e arsyeshme është që fillimisht të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, ndërsa diskutimet për zgjedhjen e presidentit të zhvillohen më pas.

“Bukur shumë është degraduar procesi i formimit të institucioneve për çka edhe njerëzit e kanë humbur shpresën teksa në parlamentin e Kosovës janë mbi 100 deputetë shqiptarë të cilët mund t’i kalojnë të gjitha proceset si marrëveshjet ndërkombëtare e deri tek zgjedhja e presidentit. Por, këtu po mungon një vullnet i mirë si dhe kompromisi i partive politike, kishte me qenë mirë VV-ja me shku në koalicion me PDK-në si një parti stabile dhe e strukturuar duke pasur parasysh të gjitha rrethanat e brendshme dhe të jashtme që i kemi – por PDK-ja ka marrë një qëndrim bukur të fortë që të mos bëjë pjesë aty. Pata shpresë që me LDK-në dhe Aleancën do të mund të arrihej deri tek numri 80 që nevojitet për president”, u shpreh Kryeziu.

Kryeziu, mes tjerash, u shpreh se është e vështirë të gjendet një figurë që i plotëson kërkesat që, sipas tij, po vendosen aktualisht për postin e presidentit.

“Nëse nuk ka marrëveshje duhet të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria dhe më pas të diskutohet për President – dyshoj se do të arrihet ndonjë konsensus për një president në të cilën janë krijuar disa kritere abstrakte për të qenë President i Republikës së Kosovës gjë që nuk ka ndodhur deri më sot kurrë. Është e pamundur të gjendet një person jo politik në rangun e Presidentit, pastaj duhet me qenë që krijon politika dhe mendoj se është e pamundur të gjendjet një person që është jopartiak të gjitha këto kritere janë të pamundura të gjenden në Kosovë”, u shpreh Kryeziu.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika