Kryeziu-Hyseni: Mirëpresim qëndrimin e LDK-së për një president konsensual

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresh Kryeziu-Hyseni, ka mirëpritur qëndrimin e LDK-së për të kontribuar në gjetjen e një emri konsensual për president të vendit.

Në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, Kryeziu-Hyseni e ka cilësuar pozitiv qëndrimin e LDK-së dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit.

“Prandaj, deklarata e kryetarit të LDK-së dje për qëndrimin që LDK-ja ka marrë sa i përket pozicionimit të saj në krejt situatën që është krijuar dhe fakti që po duan të kontribuojnë në një emër konsensual, mendojmë që është i mirëseardhur”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Duke folur për situatën politike të krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, ajo tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tashmë u ka dërguar partive politike ftesë për takim, në mënyrë që të diskutohet për çështjen e presidentit para se të vazhdohet me procedurat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Sipas Kryeziu-Hysenit, partitë duhet të arrijnë paraprakisht një marrëveshje për presidentin, pasi në të kundërtën vendi mund të përballet sërish me zgjedhje.

“Duhet të ketë një marrëveshje për çështjen e presidentit. Çfarëdo iniciative tjetër do të jetë iniciativë që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja dhe për këtë secila prej partive politike është e vetëdijshme”, ka deklaruar ajo.

Kryeziu-Hyseni tha se qëllimi i takimit mes partive është që të arrihet një mirëkuptim për mënyrën se si do të procedohet me çështjen e presidentit përpara konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika