Kryeziu-Hyseni: Rushiti i ka votat për presidente, opozita të marrë pjesë në votim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, para seancës së Kuvendit ka deklaruar se kandidatja për presidente, Feride Rushiti, tashmë i ka votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të partive opozitare që të jenë të pranishëm në seancë dhe të marrin pjesë në raundin e dytë të votimit.

“E vërtetë është që zonja Feride Rushiti tashmë i ka votat për t’u zgjedhur presidente, prandaj unë po e shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve të partive opozitare që ndryshe prej mbrëmë, sot të jenë prezent në sallë dhe t’i bashkohen raundit të dytë të votimit, sepse besoj që nëse duam zgjidhje, e kemi rastin të votojmë zonjën Feride. Nëse jo, atëherë besoj po shihet qartazi kush është bllokuesi dhe kush po do ta çojë vendin në zgjedhje të reja”, tha Kryeziu-Hyseni.

Sipas saj, pjesëmarrja në votim është kyçe për të shmangur një krizë të re politike dhe për të siguruar funksionalitetin institucional të vendit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika