Kryeziu i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Sikur se LDK-ja do të analizonte premtimet e saj  do të kishte pozicion më të mirë se sa e ka tani

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëresha Kryeziu Hyseni,  i është kundërpërgjigjur videos së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumiri Abdixhiku, ku ka thënë sikur LDK-ja t’i zbatonin premtimet që ka dhënë nëpër fushata zgjedhore sipas Kryeziut situata në Kosovë do të ishte krejt ndryshe.

“Sikur LDK-ja të kish qenë duke analizuar sesa i kanë realizuar premtimet e veta përgjatë gjithë fushatave për vite të tera besoj që sot do të kishin qenë në një pozicion më të mirë sesa që janë, edhe me një përbërje me të madhe  sesa janë tani në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Më tej, Kryeziu  ka thënë se qytetarët janë duke i përkrahur se ata sipas saj janë duke parë punë e qeverisë Kurti 2.

“Sa po i qëndrojmë pas premtimeve tonë elektorale e tregon mbështetja qytetarëve edhe puna që po realizohet si brenda Kuvendin të Kosovës po ashtu edhe nga ana e qeverisë ”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika