Kryeziu komenton kërkesën e Osmanit: Kushtetueses s’do t’i duhet ta trajtojë, Kuvendi do të konstituohet
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar kërkesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Kushtetueses për interpretim lidhur me pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor. Ai tha se kërkesa e Presidentes është legjitime dhe se Gjykata duhet ta trajtojë me prioritet. Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit […]
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar kërkesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Kushtetueses për interpretim lidhur me pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.
Ai tha se kërkesa e Presidentes është legjitime dhe se Gjykata duhet ta trajtojë me prioritet.
Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit
Në “FIVE” në TV Dukagjini, Kryeziu theksoi se masa e përkohshme e kërkuar nga Osmani është një mekanizëm që synon të nxisë Gjykatën të japë përgjigje sa më shpejt.
Ai shpjegoi se aktgjykimi i 26 qershorit është përkufizues, por jo sqarues, dhe nuk parasheh qartë se çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik.
“Masa e përkohshme nënkupton që Gjykatën e nxit që të jap përgjigje sa më shpejt. Kështu që unë kam deklaruar para dy jave që kryetarja e shtetit dhe detyrë që të bëjë një kërkese për sqarimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese se çka të bëjë pas 26 korrikut nëse deputet nuk e konsitituojnë parlamentin. A ka mundësi për t’i shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ai aktgjykim nuk është sqarues, është vetëm përkufizues, d.m.th. për 30 ditë e konsideron që duhet të konstituohet Kuvendi. Dhe aktgjykimet e Kushtueses janë ligje, të cilat autoritet zyrtare të shtetit e kanë për detyrë t’i zbatojnë ashtu si thuhet.
Pyetja kyçe është se çka të bëjë si presidente nëse nuk konstituohet parlamenti më 26 korrik, a mund t’i shpallë zgjedhjet dhe mënyra si t’i shpallë zgjedhjet”, ka thënë Kryeziu.
Megjithatë, Kryeziu shprehu optimizëm se Kuvendi do të konstituohet para përfundimit të afatit.
“Paraprakisht konsideroj që gjatë këtyre ditëve do të konsititohet Kuvendi, jam shumë optimist. Nuk do të ketë nevojë që Gjykata ta trajtojë këtë kërkesë të kryetares së shtetit”, ka thënë Kryeziu.















