Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, kë deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të takohet edhe me zyrtarë politikë, senatorë e kongresmenë.
I ftuar në emisionin “Five” të Rtv Dukagjinit, Kryeziu ka thënë se këto takime janë paraprë që prej fillimi, dhe do të bëhen të ditura ditëve në vijim.
Ai bëri të ditur se edhe gjatë javës tjetër kryeministri Kurti do të qëndroj në SHBA, për t’u takuar sipas tij me investitor potencial, me mërgatën dhe zyrtarë politikë.
“Edhe gjatë javës së tjetër kryeministri Kurti do të qëndroj në SHBA . Ai do të takojë përfaqësuesë e investitor të ndryshëm potencial, përfaqësues të mërgatës si dhe përfaqësues politikë. Do të kthehet në Washtington, për takime me zyrtarë të senatit e kongresmenë dhe zyrtarë të tjerë”, ka deklaruar Kryeziu.
I pyetur për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar për energjinë, të kërkuar nga opozita, Kryeziu ka thënë se një komision i tillë nuk është kërkuar për të hedhur “dritë” argumente për keqpërdorime të mundshme. Sipas tij, Qeveria nuk ka bërë asnjë keqpërdorim në këtë sektor.
Në vazhdim, Kryeziu, ka bërë të ditur se pas takimit me Miroslav Lajçak dhe Petkoviç, ku është duke diskutuar për temën e energjisë dhe atë të targave, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të dalë me një deklaratë për ta njoftuar publikun për mbarëvajtjen e takimit.