Kryeziu ngre shqetësime për ndikimin e Serbisë në procesin zgjedhor përmes Listës Serbe, kërkon mobilizim qytetar në zgjedhje

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu pas publikimit nga KQZ të të dhënave të pjesëmarrjes në votime deri në orën 11:00, ka thënë se dallimi i pjesëmarrjes mes komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe është i dukshëm.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka vlerësuar se dalja dukshëm më e lartë në komunat me shumicë të popullatës serbe nuk është rastësi, por rezultat i një organizimi të vazhdueshëm politik dhe institucional nga Serbia përmes Listës Serbe.

Sipas tij, Beogradi vazhdon të investojë kapital politik dhe organizativ për të ruajtur kontrollin mbi përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës, me synimin që Lista Serbe të mbetet forca dominuese dhe të sigurojë përfaqësim të unifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu ka paralajmëruar se një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në zgjedhje mund të krijojë hapësirë që strukturat politike të mbështetura nga Beogradi të forcojnë edhe më tej ndikimin e tyre politik, duke kufizuar pluralizmin dhe zërat alternativë brenda komunitetit serb.

Ai ka theksuar se vota është mjeti kryesor demokratik për të kundërshtuar ndikimet e jashtme dhe për të forcuar karakterin qytetar të shtetit të Kosovës.

Sipas Kryeziut, mbrojtja e shtetësisë dhe e institucioneve nuk realizohet vetëm përmes veprimit institucional, por edhe përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset demokratike.

Në reagimin e tij, ai ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke argumentuar se e ardhmja e Kosovës duhet të përcaktohet nga vullneti i qytetarëve të saj dhe jo nga interesat politike të qendrave të tjera të vendimmarrjes jashtë vendit siç është Beogradi.

Në orët e mengjesit Lista Serbe ka bërë votim grupor, duke shkelur rregullat e demokracisë dhe lirisë së shprehjes së vullnetit të lirë.

Grumbullimin e qytetarëve Lista Serbe e kishte filluar në sheshin Car Llazar në Mitrivicë të Veriut nga ku kanë udhëtuatur drejtë qendrës së votimit në shokllën Teknike në mënyrë të organizuar.

Pamje të përsëritura nga Mitrovica e Veriut, Lista Serbe organizoi sërish votuesit, grupe qytetarësh u nisën nga sheshi “Car Lazar” drejt kutive të votimit

Kjo formë e votimit është kritikuar nga monitorues të zgjedhjeve.

Pas votimit të organizuar, Thaçi: Vota në veri kontrollohet nga Lista Serbe dhe Beogradi, jo nga vullneti i lirë i qytetarëve

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika