Kryeziu për planin franko-gjerman: E përmban njohjen reciproke

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu – Hyseni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëresha Kryezi-Hyseni, ka folur për pranimin e planit franko-gjerman, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se nuk e ka lexuar këtë plan por, është e informuar nga qeveria se në atë planë ekziston njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E kemi pranuar si një bazë të mirë mbi të cilën mund të ndërtohet një dialog me palën tjetër me Serbinë. U pranua dje edhe publikisht edhe nga kryeministri Kurti në takimin që pati me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak”, ka deklaruar ajo.

Më tej ajo ka sqaruar se kanë hequr dorë nga njohja reciproke me Serbinë pasi kryeministri Kurti nuk e ka përmendur fare dje në shkrimin e tij në Twitter kur ka njoftuar se ka pranuar planin franko-gjerman.

“Nuk është pse nuk u përmend njohja reciproke ne kemi hequr dorë nga njohja reciproke. Propozimi nuk e mban njohjen reciproke si term, pro njohja reciproke ekziston”.

Tutje ajo ka thënë se ky propozim çon drejtë njohjes reciproke sepse “nuk mund të ketë ndryshe propozimi franko-gjerman e ka njohjen reciproke”.

Ndërkoha ajo ka thënë se nuk e din përmbajtjen e planit franko-gjerman vetëm se është e informuar nga takimet që ka me kryeministrin Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika