Kryeziu për vizat: Ka momentum pozitiv, por qeveria nuk duhet të japë data

Ish-zëvendësministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu, ka thënë se në Bashkimin Evropian ekziston një momentum i mirë sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave

Ish- zëvendësministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu





Ish-zëvendësministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu, ka thënë se ekzistojnë sinjale të mira që Kosovës t’i hiqen vizat, teksa ka theksuar se institucionet tona, nuk duhet të japin afate kohore apo data, për shkak se sipas tij, kjo do të krijonte pritshmëri te qytetarët, të cilët pastaj mund të dëshpërohen.

Kryeziu e ka përmendur Holandën dhe të Francën, të cilat sipas tij, kanë treguar sinjale pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Po duket që ka një momentum pozitiv, po duket që ka një disponueshmëri pozitive edhe te Holanda dhe Franca, marrë parasysh që Gjermania veç është mbështetëse e hapur e procesit të vizave, mendoj që ka sinjale pozitive, por assesi, do t’i ftoja gjithë spektrin politk, sidomos qeverinë sa i përket afatave dhe datave”, ka thënë ai.

Kryeziu ka dhënë detaje në lidhje me procedurat, në të cilat do të kalojë procesi i liberalizimit të vizave.

“Duhet të ketë pajtueshmëri në nivel të ambasadorëve të BE-së, të ketë pajtueshmëri nga tri institucionet, komision këshill dhe parlament, pastaj amandamentimi duhet të shkojë në seancë plenare të PE-së dhe të votohet me një shumicë të thjeshtë, dhe pastaj të kulmojë me vendimmarrje brenda këshillit, dhe tek pas asaj, mund të flasim për afate”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se pesë shtetet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, nuk kanë fuqi ta bllokojnë procesin, teksa ka theksuar se problemet kryesore Kosova i ka pasur me shtetet njohëse, sic janë Franca dhe Holanda.

“Për heqjen e vizave, pesë vendet mosnjohëse nuk kanë asnjë fuqi që ta bllokojnë këtë proces, ky proces kërkon shumicën e dyfishtë pra 55% të vendeve anëtarë të cilat përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE-së. Vendet mosnjohëse nuk e përbëjnë pakicën bllokuese prej 35% të popullsisë së BE-së. Në rastin tonë, vendet mosnjohëse nuk paraqesin problem për vizat”, ka thënë ai.

Në fund, Kryeziu është shprehur se merita për plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave kanë pasur të gjitha qeveritë, duke e theksuar edhe rolin e Qeverisë aktuale, e cila sipas tij, objektiv kryesor në mandatin e saj e ka pasur luftimin e krimit dhe korrupsionit.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika