Kryeziu: Presidentja duhet ta dërgojë në Kushtetuese kërkesën e KPK-së për Isufajn

"Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet ta dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për dekretim të Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit", ka thënë ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet ta dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për dekretim të Blerim Isufajt në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Në emisionin “FIVE”, Kryeziu ka thënë se kjo procedurë nuk mund të zgjasë edhe shumë muaj, pasi i takon procedurave shtetërore dhe mund të zgjasë deri në 2 muaj.

“Presidentja duhet ta dorëzojë kërkesën e KPK-së në Kushtetuese, kjo procedurë nuk zgjat edhe shumë”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, ky rast është i padëgjuar më parë dhe në bazë të procedurave ligjore duhet të kthehet në pikën zero dhe jo të propozohet emri i njëjtë.

“Për herë të parë ka ndodhur, procedurat duhet të fillojnë nga fillimi, është rast i padëgjuar më parë. Nuk e kam parë ende letrën a kanë kërkuar të riemërohet përsëri apo kanë dhënë arsyetim”, ka vijuar ai.

Ndërsa, avokati Arbër Jashari ka thënë se as presidentja dhe as KPK-ja nuk po tentojnë të dalin nga kriza, por vetëm po e thellojnë atë.

“Të dy palët nuk janë të interesuara të dalin nga kriza, më vjen keq presidentja e ka mbajtur këtë procedurë pezull që 1 javë e gjysmë”, ka thënë Jashari.

Ndryshe, sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar sërish në Presidencë emrin e Blerim Isufajt për dekretim në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli.

“Po, është e vërtetë që e kanë dërguar edhe një herë, po po Këshilli me vendim”, tha Grantolli.

Po ashtu, edhe anëtari tjetër i KPK-së, Arian Gashi, tha se ishte formuar një grup që ka analizuar çështjet e ngritura dhe pastaj e ka dhënë secili qëndrimin.

“E di që është formuar një grup që ka pasur me i analizu këto çështjet e ngritura, është dërguar, pastaj të gjeturat lidhur me këtë çështje dhe na kemi dhënë secili qëndrimin tonë. Mbledhje e veçantë nuk është mbajtur se nëse ishte mbajtur mbledhja, ishit informuar besoj të gjitha mediat”, tha Gashi.

Kurse, Bekim Kupina, këshilltar për medie i presidentes Osmani, tha për Portalin Dukagjini se kanë pranuar një letër nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.

“Ka ardhur një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, konfirmoi Kupina.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani, më 17 tetor 2023, përmes një konference për medie njoftoi se e ka njoftuar KPK-në që duke u bazuar në shkeljet e evidentuara në proces, nuk mund ta dekretojë Isufajn për kryeprokuror të shtetit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika