Kryeziu: Qeveria Kurti është jashtë detyre, problemi në mos konstituimin e Kuvendit nuk është juridik por politik

Kadri Kryeziu, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese në FIVE në RTV Dukagjini ka folur rreth mos konstituimit të Kuvendit.

Ai ka thënë se problemet aktuale për mos konstituim të Kuvendit nuk janë probleme juridike por probleme njerëzore.

Kryeziu ka thënë se partitë duhet të merren vesh dhe të arrijnë marrëveshje sepse problemi nuk është juridik por politik.

“Duhet me pas një vullnet politik për me zgjedh këtë”, ka thënë ai.

Për vazhdimin e seancës e cila është parapa të mbahet nesër, Kryeziu beson se nuk do të sjell diçka të re pos “reprizë do të jetë sipas të gjitha gjasave”.

Ai ka folur edhe rreth dorëheqjes së qeverisë.

“Qeveria është në dorëheqje ose është jashtë detyrës në momentin kur shpërndahet parlamenti. Me Kushtetutë konsiderohet se është jashtë detyrës, nuk është më qeveri legjitime, është vetëm qeveri në detyrë ose ushtrues detyre i kryeministrit i cili ka me i kry disa punë të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligjin mbi qeverinë”, ka thënë ai.

“…Kryeministri duhet të jetë në zyre deri kur vjen kryeministri i ri dhe të raportoj për punën katërvjeçare dhe për atë që ka mbet e pa bërë”, ka thënë ai.

Kryziu tutje ka thënë se qeveria duhet me qenë në detyrë pavarësisht kërkesave politike që bëhen, njëjtë ka thënë ai vlen edhe për kryetarin dhe nënkryetarin e parlamentit.

Ndërsa për votimin e komisionit për verifikimin e mandateve ai ka thënë se nuk duhet të bëhet ai votim sepse në aspektin juridik të zgjedhurit nuk janë ende në këtë fazë deputet sepse nuk e kanë bërë betimin, pra edhe s’mund të votojnë diçka pa qenë deputet pavarësisht se çfarë shkruan në rregulloren e Kuvendit, duke shtuar se ajo pjesë është e “errët’ dhe si e tillë duhet tejkaluar meqë si normë krijon amulli edhe më shumë.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika