Kryeziu: Rreth 100 mijë euro u shpenzuan për reklama politike në rrjetet sociale

Rreth 100 mijë euro janë shpenzuar nga partitë politike dhe kandidatët për sponsorizime në rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa debati publik është karakterizuar më shumë nga sloganet dhe promovimi i liderëve politikë sesa nga programet konkrete dhe diskutimet me qytetarët. Kështu u tha në prezantimin e gjetjeve preliminare të Demokracisë në Veprim (DNV) për fushatën zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Drejtori ekzekutiv i DNV-së, Ismet Kryeziu tha se fushata zgjedhore është zhvilluar në një ambient konkurrues dhe kryesisht të hapur, por ka pasur edhe elemente që kanë ndikuar në perceptimin e pabarazisë mes konkurrentëve politikë.

“Fushata zgjedhore është zhvilluar në një ambient konkurrues dhe kryesisht të hapur, duke mundësuar që subjektet politike dhe kandidatët të paraqesin ofertat e tyre para qytetarëve. Gara zgjedhore ka qenë e hapur për subjektet politike dhe të gjitha komunitetet në Kosovë, duke reflektuar pluralizmin politik dhe standardet themelore të një procesi demokratik. Subjektet politike dhe të gjithë kandidatët që kanë qenë të përfshirë në këtë proces zgjedhor kanë mundur të prezantojnë programet e tyre dhe të marrin pjesë edhe në kontakt me qytetarët në të gjithë territorin e Kosovës”, tha Kryeziu.

Ai tha se gjatë fushatës janë evidentuar veprime dhe vendime institucionale që sipas DNV-së kanë ndikuar në perceptimin e barazisë në garë.

“Megjithatë, gjatë kësaj gare, ne kemi parë si shqetësuese pabarazinë e cila ka ardhur si rezultat i vendimeve të institucioneve, veprimeve dhe vendimeve të institucioneve publike me ndikim elektoral para fillimit të fushatës, të cilat besojmë kanë ndikuar në perceptimin e pabarazisë ndërmjet konkurrentëve politikë”, deklaroi ai.

Sipas Kryeziut, fushata është karakterizuar kryesisht nga promovimi i liderëve politikë, ndërsa kandidatët kanë mbetur në plan të dytë.

“Gjithashtu, kjo fushatë në përgjithësi është shquar nga centralizimi ose udhëheqja ose orientimi i diskutimeve dhe i prezentimeve drejt liderit dhe promovimit të liderëve politikë të mesazheve elektorale, nga prezentimi dhe jo aq të mesazheve elektorale nga prezentimi i kandidatëve të cilët kanë qenë pjesë e kësaj gare zgjedhore”, tha ai.

Duke folur për temat e trajtuara gjatë fushatës, Kryeziu tha se fokusi ka qenë te ekonomia, energjia, pagat, pensionet dhe infrastruktura.

“Temat të cilat janë diskutuar më së shumti gjatë këtij procesi zgjedhor kanë të bëjnë kryesisht me ekonominë, me energjinë, me pagat, me pensionet, skemat sociale, zhvillimin e infrastrukturës dhe teknologjisë, përfshirë edhe marrëdhëniet ndërkombëtare apo partneritetet me aleatët tanë”, tha ai.

Megjithatë, sipas tij, partitë politike nuk kanë ofruar sqarime të mjaftueshme për mënyrën e realizimit të premtimeve.

“Premtimet për rritjen e të ardhurave, mbështetjen sociale, përmirësimin e mirëqenies ekonomike, pothuajse të gjitha subjektet politike i kanë prezantuar pa marrë parasysh dallimeve që ata kanë pasur në programet e tyre, por të gjitha subjektet politike nuk kanë arritur ta prezantojnë afatet kohore, burimin e financave edhe se si do të prezantohen dhe do të realizohen këto zotime. Për pasojë, debati publik është shquar më tepër me slogane sesa me programe, politika publike të matshme, të financueshme e të zbatueshme në afate kohore”, u shpreh Kryeziu.

Ai bëri të ditur se DNV ka monitoruar mbi 500 profile në rrjetet sociale, duke përfshirë partitë politike dhe kandidatët e tyre.

“Vëzhgimet preliminare tregojnë se fushata zgjedhore ka pasur mjaft investime dhe shpenzime gjatë kësaj periudhe në organizimin e tubimeve publike, materiale promovuese, reklamimit nëpër media apo edhe në komunikimin digjital. Po megjithatë, ne si Demokracia në Veprim, kemi arritur që gjatë kësaj periudhe të përcjellim vetëm shpenzimet e subjekteve politike në rrjetet sociale gjatë periudhës zgjedhore për promovimin e aktiviteteve të tyre, kryesisht në platformën Meta. Kemi monitoruar mbi 500 profile në rrjetet sociale, ku përfshihen subjektet më të mëdha apo të gjitha subjektet politike: LVV, PDK, LDK, AAK, PSD, por edhe kandidatët e tyre normalisht, por edhe dy subjekte nga komunitetet serbe”, tha ai.

Kryeziu bëri të ditur se deri në mbrëmjen e së premtes, subjektet politike dhe kandidatët kanë shpenzuar rreth 100 mijë euro për sponsorizime në rrjetet sociale.

“Gjatë kësaj periudhe që kemi monitoruar deri mbrëmë, janë shpenzuar rreth 100,000 euro sponsorizime vetëm në rrjetet digjitale, të cilat kanë promovuar materiale të ndryshme, nga video, grafika, e të gjitha ato që i kanë zhvilluar subjektet politike. Partia Demokratike prin me shpenzimet e tyre në rrjetet sociale. Sa i përket kandidatëve të cilët kanë zhvilluar fushata, udhëheq Uran Ismaili nga Partia Demokratike, më tutje pastaj renditet profili i Bedri Hamzës, Ardian Gjinit, edhe i Lumir Abdixhikut”, tha ai.

Sipas Kryeziut, aktivitetet zgjedhore janë karakterizuar më shumë nga promovimi sesa nga debati me qytetarët.

“Gjatë monitorimit kemi vërejtur se komunikimi, prezentimi i platformave, i programeve dhe i debateve me qytetarë kryesisht ka ndodhur ose takimet kanë ndodhur të karakterit të madh, tubime me mbi 100 qytetarë, por jo një platformë ku qytetarët kanë mundur të diskutojnë, të japin mendimet e tyre për prezentimet e programeve politike. Kryesisht kanë qenë aktivitete të cilat kanë qenë në një formë informuese më tepër për qytetarët sesa diskutuese me qytetarët. Edhe në këto aktivitete më shumë janë parë si promovim sesa si debat edhe diskutim rreth platformave apo prezentimeve që kanë pasur partitë politike”, deklaroi ai.

Ai vlerësoi si pozitiv faktin që mbi gjysma e kandidatëve në listat zgjedhore janë kandidatë të rinj.

“Një zhvillim i mirë besojmë ne i kësaj gare zgjedhore mund të jetë lista e kandidatëve zgjedhorë të subjekteve politike. Në qoftë se përfshijmë të gjitha listat zgjedhore që kemi pasur të subjekteve politike, shohim mbi 50 për qind është e kandidatëve të rinj, të cilët për herë të parë marrin pjesë në këtë garë zgjedhore”, tha Kryeziu./EO

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika