Kryeziu: Shtyrja e seancës për 48 orë është absurde
Kadri Kryeziu, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se shtyrja e seancës për 48 orë në vazhdimësi është absurde. Ai ka thënë se Rregullorja e Kuvendit, e cila është në disproporcion me Kushtetutën, është e ndërlikuar. “Ka paraparë [Rregullorja e Kuvendit] edhe këto 48 orëshe. 48 orë kanë një […]
Kadri Kryeziu, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se shtyrja e seancës për 48 orë në vazhdimësi është absurde.
Ai ka thënë se Rregullorja e Kuvendit, e cila është në disproporcion me Kushtetutën, është e ndërlikuar.
“Ka paraparë [Rregullorja e Kuvendit] edhe këto 48 orëshe. 48 orë kanë një logjikë, d.m.th. logjika është juridike dhe politike.”
“E para, 48 orë mund të ndodhin në ndonjë situatë të paparashikueshme shëndetësore, për shkak se është e përcaktuar që kryesuesi më i qenshëm, më i vjetër, ose mund të ketë ndonjë problem të natyrës teknologjike. Herën e dytë, pas 48 orëve, atëherë duhet të konstituohet Parlamenti. Këto janë raste absurde të cilat nuk duhet të ndodhin,” ka thënë ai.
Sipas Kryeziut, kjo çfarë po ndodh aktualisht në Kuvendin e Kosovës krijon pasoja negative, si të brendshme ashtu edhe të jashtme, sidomos me efektin e punës së institucioneve tona.
“Pushteti është mekanizmi i cili e vë në lëvizje shtetin. Kur pushteti nuk funksionon, pastaj nuk funksionon edhe shteti,” ka thënë Kryeziu.















