Kryeziu: Vuçiqi nuk duhet toleruar, e padrejtë qasja e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, deputetja Kryeziu ka theksuar se është e zhgënjyer me qasjen e ndërkombëtarëve në raport me Kosovën. Ajo ka theksuar se presidenti serb Vuçiq duhet t’i marrë seriozisht thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se veprimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk duhet toleruar më gjersa ka kritikuar qasjen e ndërkombëtarve karshi Republikës së Kosovës.

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, deputetja Kryeziu ka theksuar se është e zhgënjyer me qasjen e ndërkombëtarëve në raport me Kosovën.

“Para personave si Vuçiqi që kanë vetëm një qëllim, të eksalojë dhe të shkaktojë tensione në veri të Kosovës nuk duhet t’a mbulojnë dhe as t’a tolerojnë më. Andaj është e padrejtë qasja që ata e kanë treguar në vazhdimësi karshi Republikës së Kosovës sepse e kemi parë që gjithmonë ekziston presioni ndaj Kosovës por jo në raport me Serbinë”, ka thënë ajo. “Nëse më pyesni mua si deputete dhe këshilltare, jam tepër shumë e zhgënjyer dhe e dëshpruar me qasjen që faktori ndërkombëtar ka treguar karshi Republikës së Kosovës, sidomos javëve të fundit.”

Lidhur me kidnapimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, deputetja Kryeziu ka thënë se ishte një veprim i organizuar i Vuçiq. Ajo ka theksuar se Vuçiq duhet t’i marrë seriozisht thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

“Ata nuk do duhej të kidapoheshin fare. Mendoj që ky ka qenë një tjetër veprim i organizuar i Vuçiqit për të eskaluar situatën dhe sigruisht që ata po mbahen padrejtësisht tash e 6 ditë madje duke u akuzuar për diçka që nuk ka të bëjë fare me ta, akuzohen për armëmbajtje pa leje ndërkohë që kujtojmë që ata kanë qenë në detyrën zyrtare të tyre. Unë besoj se Vuçiq duhet t’i marrë seriozisht thirrjet që i ka bëri DASH-i, Escobar duke kërkuar që tre policët të lirohen pa asnjë kusht dhe pa asnjë kompromis meqënëse kemi parë që sipas deklaratave të tij të dhëna sot, duket sa ka ironizuar në vazhdimësi dhe nuk duhet se ka shenja që ai do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së SHBA-ve që të i mbajë peng këta policë…megjithatë, unë besoj se ky është një tjetër veprim që SHBA-të dhe BE duhet t’a kuptojnë se cila është qasja që po e ndjek Vuçiq.”, ka deklaruar Kryeziu.

Ajo ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon bashkëpunimin e saj me ndërkombëtarët dhe si e tillë, nuk po qëndron “kokëfortë”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika