KTE kërkon që KEK-u të sigurojë energji elektrike që të mos ketë reduktime

Të mërkurën, Komiteti Teknik Emergjent në mbledhjen e dytë ka rekomanduar që KEK-u të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

Komiteti Teknik Emergjent (KTE), i themeluar nga Ministrja Artane Rizvanolli, që përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë ka mbajtur edhe takimin e dytë bazuar në situatën me energji elektrike.

Ky takim është organizuar të mërkurën duke filluar në ora 21:00, për të rekomanduar masa të reja për lehtësimin me furnizim me energji elektrike në Kosovë.

Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjasë deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent ka rekomanduar që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik.

Ministria e Ekonomisë inkurajon të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë deri sa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit.

Ndërsa në mbledhjen e parë të këtij komuniteti është rekomanduar që me qëllim të mbulimit të konsumit për situatën e krijuar energjetike, KEK t’i ofrojë KEDS-it energjinë e siguruar sipas kushteve të parapara në Marrëveshjen për Furnizim me Shumicë(MFSH).

KEK-u pritet ta furnizojë me energji KEDS-in

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika