KTE në Shqipëri rekomandon shtrëngimin e masave anti-Covid

Pas rritjeve të rasteve me COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve (KTE) të mërkurën e 6 korrikut ka mbajtur mbledhje, ku Kryetarja e Komisionit, Mira Rakacolli ka bërë apel për vaksinim dhe ka rekomanduar shtrëngimin e masave anti-Covid

Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri

Rritja e rasteve me COVID-19 ka shkaktuar shqetësime në Shqipëri.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri është mbledhur të mërkurën e 6 korrikut dhe kanë rekomanduar mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura.

Në mbledhje, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë apel për vaksinim.

“Rekomandimi për të mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, aty ku nuk mund të ruhet edhe distancimi social, sidomos kjo e vlefshme për personat të cilët janë me sëmundje dhe të moshuar”, ka thënë Mira Rakacolli.

Rakacolli ka thënë se vaksinimi është mjeti më efikas i parandalimit të infeksionit dhe ka theksuar se është e nevojshme një shtrëngim i masave.

Në Shqipëri, numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 4 mijë e 235.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika