Kthehet në Komision për rishqyrtim Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Me 69 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar mocioni i kryetarit të Komisionit për Siguri, njëherësh deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, që të kthehet në Komision Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Pamja nga seanca e kuvendit

Me 69 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar mocioni i kryetarit të Komisionit për Siguri, njëherësh deputet i AAK-së, Bekë Berisha, që të kthehet në Komision Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka akuzuar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision, Enver Dugolli, duke thënë se “në mënyrë klandestine ka kontrabanduar” me projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh të enjten se ky projektligj nuk duhet të miratohet, pasi cenon sigurinë kombëtare dhe rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me partnerët.

“Nëse hiqet termi ‘dhe sigurisë’ cenohet mandati dhe veprimtaria e AKI-së… Ky bën që të humbë kuptimi i AKI-së, inspektimi i AKI-së duhet të kryhet nga inspektori i AKI-së..Ndoshta për të emëruar dikë që është i preferuari i pushtetit, për të marrë kontroll në këtë agjencion…Doni të eliminoni presidenten nga kompetencat…pasi keni probleme mes vete. Amandamenti 45 për dispozitat kalimtare është e keqja më e madhe, pasi do të krijohet boshllëk për 12 muaj pa instrument të inteligjencës së mbrojtjes, pasi do të shuhet drejtoria aktuale për siguri”, ka shtuar tutje Berisha.

Nga PDK-ja, deputeti Rashit Qalaj tha që ky projektligj të tërhiqet nga sponzorizuesi dhe të kthehet sërish në Komisionin për Siguri.

“Të tërhiqet nga sponzorizuesi për shkak të shumë çështjeve që janë devijuar rrugës nga ligji përfundimtar. Qëndrojnë ato që thotë Berisha, pasi vërehet shumë lehtë që një konflikt në mes të dy institucioneve të vendit dhe për mua nuk është me rëndësi sot…”, ka thënë Qalaj.

Edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, kërkoi që të tërhiqet në tërësi ky projektligj edhe nga sponsorizuesi.

“Me Ministri të Mbrojtjes funksionojnë katër drejtori dhe janë nën varësi të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes. Tash me Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, ideja është që të avancojë në Agjencion. E me këtë avancim janë politika të veçanta. D.m.th rritet roli i drejtorisë së Inteligjencës tek Agjencioni. Me rritjen e përgjegjësisë së organizatës ulet grada e atij që do të udhëheqë Agjencionin”, ka thënë Qalaj.

Përndryshe, seanca plenare është duke punuar në një sallë alternative dhe jo në atë të mbledhjeve plenare. Shkak janë punimet për rregullimin e sistemit të votimit elektronik në sallë, që, sipas Kuvendit, pritet të zgjasë deri në fund të gushtit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika