Kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës “i largët, nuk shihet në horizont”

Akoma shumë i largët po konsiderohet kthimi i serbëve në institucionet kosovare, sidomos në rrethanat aktuale politike e në terren mes Kosovës dhe Serbisë. Zv ministri i pushtetit lokal thotë se integrimi po ndodhë cdo ditë me punësimet e tyre përderisa analistët janë të ndarë në mendime nëse kthimi i tyre duhet të ndodhë përmes dialogut apo me konkurs

1 vit e gjysmë nga largimi, kthimi i tyre në institucionet e Kosovës duket pak i mundshëm në rrethanat aktuale.

Serbët që lanë uniformën e policisë, vendet e punës në gjykatë e prokurori, sollën vështirësi në funksionimin e këtyre institucioneve në veri.

Megjithatë për zyrtarë të qeverisë, zhvillimet e fundit të vitit 2022, krijuan një momentum të ri për ndryshime pozitive.

Arbër Vokrri Zv. ministër për administrim dhe pushtet lokal shtoi se “Momenti i braktisjes së institucioneve nga ana e zyrtarëve të Listës Serbe e ka krijuar hapësirën për integrim demokratik e të gjithanshëm të komunitet serb në jetën institucionale të vendit. Kjo ka filluar qysh me betimin ekryetarëvë në komunat veriore, tani vazhdon me hov të shtuar me punësimin e qytetarëve serbq, që janë me qindra sosh që janë punësuar në katër komunat veriore. “

Për analistin Belgzim Kamberin, kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës mund të bëhet vetëm përmes bisedemeve ndërmjet palëve.

Belgzim Kamberi – Musine Kokalari ka shtuar se “Ata po provojnë që njëherë të themelohet asociacioni e më pas si process paralel të ndodhë edhe integrimi i serbëve..Në këtë situatë pak duket se ka shpresë, që të integrohen serbët në Institucionet e Kosovës, dhe kjo do të mund të zhbllokohej realisht, vetëm ndërmjet dialogut në Bruksel, por gjasat janë tashmë të vogla, aq më tepër që cdo herë e më shumë po afrohemi në zgjedhje.”

Por krejt të kundërtën e mendon politologu u Fidan Ukaj që shprehet kundër praktikës së ujdive politike.  

Fidan Ukaj – Politolog  ka theksuar se  “Mendoj se nuk duhet të përsëritet gabimi i cili ka qenë, një marrëveshje politike për të futur në institcione njerëz të paverifikuar  që më vonë u vërtetua se vetëm për institucionet e Kosovës nuk kanë punuar por kanë qenë vetëm marioneta, e politikës së Beogradit dhe presdientit Vuçiq.”

Si rezultat i kundërshtimit të hapave të qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe, Lista Serbe mori vendim për largimin nga institucionet, përveç atyre qëndrore edhe lokale, si edhe ato të sundimit të ligjit e drejtësisë.

 

 

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika