Kthimi i të burgosurve shqiptarë, Anglia dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje

Në këtë marrëveshje parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet

Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme një marrëveshje, për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në shtetin ishull.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë angleze ka konfirmuar për Top Channel se është arritur marrëveshja, e cila do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Top Channel mëson se në këtë marrëveshje të re të udhëhequr nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me detaje parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet.

Aktualisht, në burgjet angleze vuajnë dënime të ndryshme 1536, mes tyre 17 persona të dënuar për vrasje.

Qeveria angleze dhe ajo shqiptare në orët në vijim pritet të publikojnë një deklaratë të përbashkët për arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila pritet të nënshkruhet në Londër nga kryeministrat Sunak dhe Rama apo dy ministrat e drejtësisë Ulsi Manja dhe Alex Chalk, muajin e ardhshëm.

Ditët e fundit, gazetat “Daily Telegraph” dhe “The Sun” paralajmëruan përmes dy shkrimeve të ndryshme javën e shkuar se kjo marrëveshje ishte drejt finalizimit.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika