Ku do të mbahet festivali i këngës “Eurovizion” më 2023?

Organizatorët e festivalit të këngës "Eurovizion" kanë filluar mundësinë e mbajtjes së këtij festivali në Mbretërinë e Bashkuar pasi në Ukrainë nuk mund të mbahet për shkak të luftës që po zhvillohet

"Eurovizion"

Në vitin 2023, Festivali i Këngës “Eurovision” mund të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Para disa muajsh është përfolur se ky festival do të mbahet në vendin fitues në Ukrainë, por organizatorët e festivalit kanë vendosur që të mos mbahet aty për shkak të pushtimit rus që ende po vazhdon.

Në vitin 2022 në vendin e dytë në “Eurovizion” ka dalë Mbretëria e Bashkuara, prandaj organizatorët e festivalit kanë nisur mundësinë e mbajtjes së këtij festivali në Mbretërinë e Bashkuar.

Interesim për mbajtjen e festivalit kanë shfaqur qytetet Glasgo dhe Mançester, por ende asgjë nuk është konkrete.

Nikoqir të “Eurovision”-it mund të jenë edhe qytetet Lids, Liverpul, Njukesëll, Birmingam e të tjerë.

Ndërsa, qytetet që duan të jenë nikoqirë të festivalit Eurovizion duhet të dëshmojnë se kanë infrastrukturën e duhur për t’u mbajtur Eurovisioni.

 

Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika