28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Mirëpo sa qytetarë të Republikës së Kosovës janë në dijeni se ka një adresë specifike në Kosovë ku mund të drejtohemi në rast se bëhet shkelja e tyre?

Në emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, është udhëheqësi i divizionit për trajtimin e ankesave për mbrojtjen e të dhënave personale, Ardian Arifi i cili na tregon më shumë për Agjensinë për Informim dhe Privatësi.

“Agjensia për informim dhe privatësi është institucion i pavarur i cili ka në mbikqyrje dy ligje kryesore që lidhen me të drejtat e njeriut. Ne mbikqyrim ligjin për qasje në dokumente publike i cili është e drejtë kushtetuese për qasjen në dokumente publike. Po ashtu, kemi edhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale e cila njëkohësisht është edhe që përfshin privatësinë e cila është edhe e drejtë kushtetuese. Pra, jemi institucion i pavarur, i përgjemi Kuvendit të Kosovës dhe kemi utorizime sa i përket mbikqyrjes së këtyre dy ligjeve…Agjensia është autoriteti i vetëm në Kosovë i cili bën mbikëqyrjen e këtij ligji përjmes inspektimit, përmes kontrollave, përmes vetëdijësimit të popullatës”, ka treguar Arifi.

Ky i fundit bën një krahasim në mes të dhënave dhe monedhave gjersa thekson se të dhënat personale duhet të ruhen sikurse monedha.

“Gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm se kujt po ia japim të dhënat. Domethënë të dhënat apo privatësia mund të shkilen në shumë aspekte pra, kujdesi kryesor është tek qytetarët. Pastaj vjen Agjensia e cila i realizon të drejtat e tyre. Por, qyetetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që të dhënat e tyre personale t’i trajtojnë si monedhën. Për shembull ne jemi të kujdesshëm kur shpenzojmë një shumë të parave, gjithashtu duhet të ndodhë edhe me të dhënat personale sepse ato, në kohën ku po jetojmë janë si  monedhë, monedhë e së ardhmes i quajmë, ku kompanitë e ndryshme duke përdorur të dhënat personale të subjekteve, ato krijojnë përfitime për kompanitë e tyre”, ka deklaruar ai.

Udhëheqësi i divizionit për trajtimin e ankesave për mbrojtjen e të dhënave personale, Ardian Arifi në “Shpirti i Vikendit”, në Radio Dukagjini

Krahas kësaj, Arifi ka treguar se e dhënë personale është çdo informacion të cilin e identifikojnë një subjekt, personat fizikë apo qytetarët, ku në mënyrë direkte apo indirekte ata mund të identifikohen.

Arifi ka treguar se numri më i madh i ankesave vie për vëzhgimin me kamerë, marketingun e drejtëpërdrejtë për  promovimin e produkteve të kompanive, publikimi i të dhënave dhe keqpërdorimi i tyre të tjera.

Sa i përket vëzhgimit me kamerë, Arifi ka thënë se bazuar në ligjin e mbrojtes së të dhënave personale, ai duhet të vendoset në rastet kur kërkohet për sigurinë e njerëzve, pronës dhe në raste të caktuara, për  sigurinë e dokumenteve konfidenciale. E rëndësishme sipas tij e institucioneve për të kuptuar është edhe perimetri i vëzhgimit të cilin lejohet t’a bëjnë.

Policia e Kosovës është e vetmja e cila mund të vendosë kamera në hapësira publike, ka treguar Arifi. Ndërkaq, për sa i përket banesave kolektive, Arifi ka treguar se për vendosjen e tyre duhet marrë miratimi i 70 përqind të banorëve ashtu që kamerat duhet të vendosen, i paraparë me ligj. Të njëtat duhet të jenë në hyrje të objektit por jo të apartamenteve e njëherit, edhe të caktohet një person përgjegjës për sistemin dhe mbrojtjen e tij. Një rëndësi të posaçshme e ka edhe shenja apo njoftimi se ky vendbanim është nën vëzhgimin e kamerave.