Ku e shpenzoi buxhetin Kuvendi i Kosovës në 6 muajt e parë të 2023-ës?

3 milionë euro i ka shpenzuar gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës nga buxheti i saj, i dedikuar për shërbime të ndryshme. Sipas raportit financiar të legjislativit, më së shumti para u shpenzuan për udhëtime jashtë vendit

Buxheti i Kuvendit të Kosovës, në vitin 2023 ishte mbi 10 milionë euro.

Por, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti legjislativi shpenzoi vetëm 3 milionë e 880 mijë euro.

Më së shumti Kuvendi shpenzoi për udhëtime, gjithsej 206 mijë euro.

56 mijë euro gjatë kësaj kohe shkuan në udhëtimet jashtë vendit.

E afro 76 mijë në mëditje gjatë këtyre udhëtimeve.

Akomodimi kapi vlerën e afro 63 mijë eurove.

Ndërkaq, Kuvendi një shumë të konsiderueshme e pagoi edhe për shërbime komunale.

Institucioni në 6 muajt e parë të 2023-tës harxhoi më së shumti për ngrohje, rreth 53 mijë euro.

Telefon shpenzuan rreth 9 mijë e 300 euro. E rryma kushtoi afro 29 mijë euro.

Për internet, Kuvendi ka pasur në dispozicion 5 mijë euro, por sipas raportit të publikuar nga ky institucion, asnjë prej këtyre mjeteve nuk janë shpenzuar.

Derivatet e veturave që i posedon legjislativi, për këtë periudhë kushtuan 13 mijë euro.

Kurse për sigurimin dhe regjistrimin e veturave vetëm 1 mijë 150 euro.

Kuvendi për dreka e darka shpenzoi 44.800 euro.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika