Ku gaboi Sveçla? Ish-kryeinspektori i AKI-së analizon konferencën e djeshme në veri

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, ka thënë se ministri Xhelal Sveçla është ngutur kur ka thënë se armatimi i konfiskuar mbrëmë në veri ngjason me atë në Banjskë

Armatimi i konfiskuar ne veri

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe armatimi gjatë një operacioni në veri të vendit, përfshirë municione, armë të gjata, shok-bomba, radiolidhje, dhe uniforma ushtarake dhe policore. Ky operacion u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ministri Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ky lloj armatimit të konfiskuar është i ngjashëm me armatimin e përdorur në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

Kjo deklaratë e ministrit, sipas Ish-kryeinspektorit të AKI-së Burim Ramadani, është e ngutur dhe e thënë jo në momentin e duhur.

Ramadani në “Magazinë” të Radio Dukagjinit, tha se së pari duhet të ketë hetime të mirëfillta dhe pastaj të dilet në konstatime të tilla për armatimin e gjetur në veri.

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKI

“Është deklaratë e ngutur nga Sveçla, kur dalin me kosntatime të tilla. Kjo do të nënkuptonte një proces më të gjatë hetimit, nuk besoj që do hetohej brenda ditës. Gjatë ditës janë gjetur është konfiskuar armatimi deri në mbrëmje është vështirë të konstatohet. Mund të jenë konstatime fillestare, por nëse kjo sasi e armatimit është pjesë e grupit e mëhershëm të shtatorit është çështje që duhet ta jep prokuroria e hetimet”, tha ai.

Ramadani theksoi se tani për tani theksoi se është vështirë të konstatohet nëse armatimi i konfiskuar mbrëmë në veri është i grupit që sulmuan në Banjskë.

Tutja Ramadani tha se në shtator të vitit të kaluar në Kosovë kanë hyrë 28 automjete të cilat u përdorën për sulmin në Banjskë.

Kjo sipas tij tregon doza dështimi të institucioneve të Kosovës, të cilat nuk e parandaluan hyrjen e tyre.

“Është me rendësi të rritet vigjilenca e sektorit të sigurisë të institucioneve të Kosovës, nëse mund të garantohet nëse nuk ka armë të reja, që nuk futen në Kosovë sasi të reja të armatimit. Në sulmin në Banjskë në Kosovë kanë hyrë një kolonë e automjeteve. S’po flasim për një rrezik të vogël, por ka edhe doza të dështimit të institucioneve, meqenëse në Kosovës kanë hyrë 28 automjete, tri të blinduara. Këto raste nuk guxojnë të përsëriten, mund të përsëriten incidente… por hyrje të tilla, dështimi i dytë i Kosovës do të ishte fatal”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika