Kuçi e Kilaj deklarohen të pafajshëm në Hagë, Kuçi mohon se i takoi dëshmitarët
Për dallim nga katër të akuzuarit e tjerë, që u sollën në gjykatore nga qendra e paraburgimit, Hajredin Kuçi ka udhëtuar vetë drejtë Dhomave të Specializuara për Kosovën, me seli në Hagë. Ai është paraqitur për herë të parë këtë të hënë për akuzat për mosbindje të gjykatës. Kuçi u deklarua i pafajshëm, tek e […]
Për dallim nga katër të akuzuarit e tjerë, që u sollën në gjykatore nga qendra e paraburgimit, Hajredin Kuçi ka udhëtuar vetë drejtë Dhomave të Specializuara për Kosovën, me seli në Hagë.
Ai është paraqitur për herë të parë këtë të hënë për akuzat për mosbindje të gjykatës.
Kuçi u deklarua i pafajshëm, tek e quajti këtë moment si më të errëtin për të.
Hajredin Kuçi- I akuzuar deklaroi se “Jam plotësisht i pafajshëm, sot është një prej momenteve më të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka mision e profesion tërë jetën dhe jam identifikuar me drejtësinë. Si profesor i drejtësisë për mbi 30 vite, si ish kryetar i komisionit kushtetues të Republikës së Kosovës, që Kushtetita është ende në fuqi, si zvkryeministër për rend dhe ligj, për 3 mandate dhe ministër i drejtësisë për dy mandate, si antarë i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli pranë kësaj Gjykate. Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim njerëzor, profesional por edhe të reputacionit tim.”
Kuçi, i cili ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, tha se asnjëherë nuk është takuar me dëshmitarë pavarësisht se e kishte këtë të drejtë.
Hajredin Kuçi- I akuzuar tha se “Në aktakuzë jam me presidentim Hashim Thaçi, më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi që vite të gjata dhe kemi punuar gjatë, gjatë tërë punës së bashku ne kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi…..Edhe në kohën kur isha në ekipin mbrojtës edhe atëherë kur kam pasur mundësi, që përmes ligjit dhe protokollit të kësaj gjykate, të takohem me dëshmitarë, këtë të drejtë nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë, cka dhe mund të vërtetohet.”
Ndërsa prokurori, kërkoi nga gjyqtarja e procedurës paraprake që të vendos kushte ndaj Kuçit, derisa është në pritje të gjykimit.
Joshua Hafetz – Prokurori tha se “Kërkesa jonë është që Kuçi të mos lejohet që të flas me bashkautorë të tjerë që emërtohen në këtë aktakuzë dhe persona të tjerë që pretendohet që janë përfshirë në orvatjen për të transmetuar udhëzimin e z. Thaçi.”
Gjatë së hënës, në Gjykatë është paraqitur edhe Isni Kilaj i akuzuar për mosbindje të gjykatës, e tentim për pengim të drejtësisë.
Edhe Kilaj u deklarua i pafajshëm.
Isni Kilaj – I akuzuar tha “Deklarohem plotësisht i pafajshëm.”
Javën e kaluar Gjykata Speciale, ka konfirmuar aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, e ku përfshihen edhe Hajredin Kuçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu, për veprat penale që lidhen me pengim të drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë.
Përveç Thaçit, i cili që nga viti 2020 është në paraburgim Kilaj, Fazliu e Smakaj, janë arrestuar e janë dërguar në paraburgim, ndërkohë që Kuçi vazhdon të jetë i lirë.















