Kuçi: Ftesa për votim të serbëve të “zhvendosur nga Kosova” rrëzon narrativën për “përndjekjen” e serbëve

Hulumtuesi i jashtëm i Institutit Octopus, Gurakuç Kuçi ka reaguar ndaj thirrjes së Komisariatit për Refugjatë të Serbisë drejtuar serbëve të zhvendosur nga Kosova për të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar dhe shpërfaqur se ky veprim e rrëzon vetë narrativën e Beogradit për “përndjekjen” e serbëve në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kuçi ngre pyetjen se si mund të ftohen për të votuar në Kosovë personat që Serbia i paraqet prej vitesh si të përndjekur dhe të pasigurt në këtë territor.

“Si është e mundur që logjika e propagandës serbe t’i ftojë ‘të përndjekurit’ serbë nga Kosova që të votojnë në Kosovë? A nuk frikësohet Serbia se këta refugjatë mund të rrezikohen në vendin ku pretendon se janë ‘përndjekur’?”, ka shkruar Kuçi.

Sipas tij, kontradikta bëhet edhe më e dukshme nga fakti se autoritetet serbe po u kërkojnë këtyre qytetarëve të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës për të fituar të drejtën e votës, ndonëse Serbia vazhdon të mos e njohë shtetësinë e Kosovës.

Kuçi vlerëson se kjo qasje përbën një pranim praktik të realitetit juridik dhe institucional të Kosovës.

“Serbia u bën thirrje serbëve ‘të përndjekur’ të votojnë në vendin ku pretendon se janë përndjekur, dhe njëkohësisht u kërkon të marrin dokumentet e një shteti që ajo publikisht nuk e njeh. Kjo thirrje, në fakt, e demaskon vetë Serbinë dhe narrativën e saj”, thekson ai.

Sipas hulumtuesit të Institutit Octopus, ftesa për pjesëmarrje në zgjedhje tregon se edhe vetë Beogradi është i detyruar të veprojë brenda kornizës ligjore të Kosovës, pavarësisht retorikës politike që përdor në publik.

Në fund, Kuçi kërkon që institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare të adresojnë, siç e quan ai, “inxhinierinë elektorale” të Serbisë përmes Listës Serbe, në mënyrë që komuniteti serb dhe komunitetet e tjera në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre politike pa presione të jashtme.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika