Kuçi: Fundi i monizmit të Listës Serbe duhet të ndodhë përfundimisht më 7 qershor

Gurakuç Kuçi, hulumtues i jashtëm i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka bërë thirrje që zgjedhjet e 7 qershorit të shënojnë fundin e dominimit politik të Listës Serbe brenda komunitetit serb në Kosovë.

Në një reagim Kuçi ka vlerësuar se për vite me radhë komuniteti serb në Kosovë është mbajtur peng nga një model politik që, sipas tij, ka kolonizuar politikisht qytetarët dhe i ka shtyrë ata ta shohin Republikën e Kosovës si armike, ndonëse është shteti që u garanton siguri, mirëqenie dhe të drejta të avancuara.

“Beteja për demokraci brenda komunitetit serb është betejë për liri, e cila do të krijojë parakushtet e domosdoshme për paqe në të ardhmen e afërt”, ka theksuar Kuçi.

Sipas tij, Lista Serbe vazhdon të funksionojë mbi logjikën e monizmit politik dhe të kontrollit të plotë të përfaqësimit të serbëve në Kosovë. Për këtë arsye, ai e konsideron 7 qershorin si një mundësi për t’i dhënë fund kësaj qasjeje përmes mbështetjes së alternativave të tjera politike, duke përmendur subjektin e Nenad Rashiqit dhe ekipin e tij.

Kuçi ka vlerësuar se kalimi nga monizmi drejt pluralizmit politik do të dëshmonte se e ardhmja po triumfon mbi propagandën dhe se demokracia po zëvendëson narrativat e konfliktit. Ai ka shtuar se qytetarët serbë nuk duhet të ndihen më të detyruar të ndjekin politika që, sipas tij, janë të lidhura me regjime autoritare dhe me retorikë lufte.

“7 qershori duhet të jetë data kur populli serb në Kosovë vendos jo për interesat e klaneve që tashmë kanë anëtarë të përfshirë në krim dhe terrorizëm, por për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar Kuçi.

Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të votojnë sipas bindjes së tyre dhe të kontribuojnë në, siç e ka quajtur ai, fundin e kolonizimit politik nga regjime që nuk gëzojnë mbështetje të plotë as në vendet ku ushtrojnë pushtetin e tyre.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika