Kuçi: Serbia flet për paqe në OKB, por dërgon propagandë në Jarinje
Hulumtuesi i jashtëm në Institutin Octopus, Gurakuç Kuçi ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook pas një rasti të regjistruar në pikën kufitare në Jarinje, duke e lidhur atë me atë që ai e quan vazhdim të politikës destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës. Sipas Kuçit, vetëm pak orë pasi Serbia në seancën e Këshillit të […]
Hulumtuesi i jashtëm në Institutin Octopus, Gurakuç Kuçi ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook pas një rasti të regjistruar në pikën kufitare në Jarinje, duke e lidhur atë me atë që ai e quan vazhdim të politikës destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës.
Sipas Kuçit, vetëm pak orë pasi Serbia në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pretendoi se serbët në Kosovë jetojnë nën “terror” dhe foli për “paqe e dialog”, në terren ndodhi një ngjarje që, sipas tij, e demaskon këtë diskurs.
Ai ka bërë të ditur se në orën 01:00, në Jarinje, Policia e Kosovës ndaloi D.B., (21 vjeç) i cili po lëvizte me një automjet VW Sharan me targa serbe BG2476-DD. Gjatë kontrollit, sipas Kuçit, në automjet u gjetën 900 pamflete me përmbajtje nacionaliste ekstreme dhe një sprej.
Kuçi vlerëson se ky rast kujton menjëherë materialet propagandistike të zbuluara pas sulmit terrorist në Banjskë dhe ngre dyshime serioze se Beogradi nuk ka hequr dorë nga metodat e vjetra të provokimit. Sipas tij, Serbia po ndjek një politikë të dyfishtë: një gjuhë të moderuar për audiencën ndërkombëtare dhe një tjetër në funksion të nxitjes së tensioneve në terren.
“Kur propaganda institucionale në tribunën ndërkombëtare kombinohet me tentativa konkrete provokimesh në terren, kemi të bëjmë me një politikë shtetërore të dyfishtë”, thekson Kuçi.
Ai paralajmëron se në një kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, Serbia po dëshmon se vazhdon bashkëpunimin me aktorë anti-Kosovë dhe nuk e ka braktisur logjikën e konfliktit. Për këtë arsye, Kuçi kërkon që Kosova dhe partnerët ndërkombëtarë të mbeten vigjilentë përballë çdo përpjekjeje për destabilizim.
Në fund, mesazhi i Kuçit është i prerë: paqja nuk ndërtohet me fjalë në Nju Jork dhe me sprej e pamflete në Jarinje.
/data/user/0/com.samsung.android.app.notes/files/clipdata/clipdata_bodytext_260410_200823_984.sdocx















