“Kudo dhe kurdo që kërkon populli ndihmë, ne jemi të gatshëm të intervenojmë”, pjesëtari i FSK-së tregon për gjetjen e veturës që ra Lepenc

"Por, kur janë në pyetje populli, kudo që kukohet ndihmë njësia jonë e kërkim-shpëtimin toga në ujëra jemi të gatshëm ku do që ka të nevojë të intervenojmë. Edhe pse pjesëtarët pjesëtarë rrezikohen në ujë, siç ka qenë ajo pjesë (dje) për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur këto ditë dhe ka pasur një ngritje të Lepencit"

“Kudo dhe kurdo që kërkon populli ndihmë, ne jemi të gatshëm të intervenojmë”, pjesëtari i FSK-së tregon për gjetjen e veturës që ra Lepenc

Albion Qollaku, pjesëtar i FSK-së në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka treguar për operacionin e kërkim-shpëtimit gjatë ditës së diel në Maqedoninë Veriut, ku një veturë me traga të Kosovës kishte rënë në lumin Lepenc.

Edhe vetë Qollaku ishte pjesëmarrës në këtë operacion, i cili theksoi se kur është në pyetje populli janë të gatshëm të intervenojnë kurdo dhe kudo herë.

“Por, kur janë në pyetje populli, kudo që kukohet ndihmë njësia jonë e kërkim-shpëtimin toga në ujëra jemi të gatshëm ku do që ka të nevojë të intervenojmë. Edhe pse pjesëtarët pjesëtarë rrezikohen në ujë, siç ka qenë ajo pjesë (dje) për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur këto ditë dhe ka pasur një ngritje të Lepencit”, ka thënë Qollaku.

Më tej, Qollaku ka treguar për se si është identifikuar vetura me targa të Kosovës dhe vështirësitë që kanë hasur në këtë operacion.

“Edhe pse ka pasur vështirësi tepër, por, për fat të mirë në fatkeqësi ndodhi që nuk zgjati operacioni shumë edhe pse ishte shumë i vështirë. Nga vendi ku ka ra ne lum vetura, rreth 100 ose 150  metra më tutje është gjetur vetura. Mënyrë se si është identifikuar edhe për shkak të ujit ka qenë shumë vështirë, rrjedha ka shumë tepër e shpjet, por, fati u identifikua nga anija duke lëviz dhe rastësisht e ka indentifiku vetura.  Makina ka qenë e fundosë në vendin ku ka qenë thellësia e lumit rreth 3 metra”, ka treguar Qollaku.

Ndërkaq, pas më shumë se 24 orë kërkimesh, nga ujërat e lumit Lepenc gjatë orëve të pasditesh të së dieles është nxjerrur vetura me tre trupa të pajetë të familjes Pacolli nga Kosova, e cila pas aksidentit të së shtunës kishte rënë në këtë lum, njofton KlanM.

Siç u raportu nga vendngjarja, tre trupat e pajetë ishin gjetur në pjesën e pasme të veturës, që do të thotë se kishin bërë përpjekje të dalin nga makina, por fatkeqësisht nuk ia kishin dalë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika