Përkujtohen dëshmorët në Kaçanik

Këtë të diel bëhen 24 vjet nga rënia e 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët kanë rënë më 9 prill 1999 në lagje të "Re" dhe në Rakoc të Kaçanikut

Varrezar e dëshmorëve në Kaçanik

Këtë të diel bëhen 24 vjet nga rënia e 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët kanë rënë më 9 prill 1999 në lagje të “Re” dhe  në Rakoc të Kaçanikut.

Gjatë kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), dega në Kaçanik dhe Këshilli Organizues nën përkrahjen e Komunës së Kaçanikut do të organizojnë manifestime përkujtimore në lagjen e “Re”, duke nisur nga ora 11:00 dhe në Rakoc nga ora 12:00.

Pasi këto manifestime të përfundojnë, do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në lagje të “Re” dhe në Rakoc, si dhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve. kp

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika