Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit për krime lufte në Kosovë

Udhëheqësja e shoqatës "Thirrjet e Nënave" ka ngritur akuzë kundër Veljko Odalloviqit dhe kërkon hetimin dhe ndjekjen e tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përfshirjen në krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova.

Nesrete Kumnova, udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave,” ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër Veljko Odalloviqit.

Veljko Odalloviqi, i cili gjatë kohës së luftës kishte pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, sipas Kumnovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Kumnova lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook dhe ka shprehur bindjen se Odalloviqi duhet të përgjigjet për krimet që janë kryer nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Ajo gjithashtu ka theksuar se duhet të përgjigjet për krimet e luftës e jo të kujdeset për zbardhjen e tyre.

“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të japë përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika