“Kundërpërgjigjja e Baljes” pas kërkesës për shkarkim nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është shprehur lidhur me qëndrimin e saj ndaj Kodit Civil dhe komunitetit LGBT. Ajo ka theksuar se nuk është homofobe dhe nuk ka emocione të urrejtjes ndaj komunitetit LGBT, por është kundër kërkesave të tyre

Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak

“Me qenë homofobe duhet pasur një emocion të urrejtjes, unë në fakt ndaj komunitetit LGBT+ nuk kam asnjë emocion dhe nuk jam kundër tyre, por jam vetëm kundër kërkesave që ata kanë dhe qëndroj shumë fort ndaj kërkesave që ata kanë”, ka deklaruar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, për qëndrimin e saj kundër Kodit Civil.

Balje në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit ka thënë se nuk i intereson jeta private e personave nga komuniteti LGBT+ se çka janë duke bërë ata apo se kush janë, pasi, sipas saj, ata nuk janë një sferë interesi.

“Unë jam vetëm kundër kërkesave që ata kanë dhe këto kanë filluar në momentin kur unë nuk kam përkrahur Kodin Civil”, thotë ajo.

Sipas Baljes, sikurse ata që kanë të drejtë të kërkojnë të drejta, edhe ajo ka të drejtën e mendimit të cilin e ka rreth kësaj çështjeje.

“Asnjë presion, asnjë pozitë e asnjë mendim nuk mundet me ndryshu mendimin të cilin e kam”.

Ajo, ndër të tjera, ka thënë se ka kërkuar nga qeveria që të ndryshojnë disa nene, por nuk ka pasur ndryshime në këtë drejtim.

“Unë jam kundër Kodit Civil dhe ne nuk e kemi votuar Kodin Civil në herën e parë dhe kemi kërkuar prapë në Qeveri që me ndryshu disa nene, të cilat kanë qenë diskutabile dhe informacionet që kam deri më tani, Qeveria nuk ka ndryshuar asgjë dhe rrjedhimisht unë jam prapë kundër edhe me pozitë apo edhe pas pozitës si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, unë do të votoj prapë kundër Kodit Civil dhe kërkesave të cilat komuniteti LGBT+ kanë”, vijon ajo.

Së fundi ajo ka deklaruar se nuk ka frikë nga largimi prej pozitës së kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

“Si komision jemi duke punuar shumë në të vërtetë me secilën kategori që kanë nevojë këtu në Kosovë dhe unë jam vetëm një deputete e cila jam kundër. Kanë edhe 119 deputet të cilet mund të votojnë për dhe nuk mvaret prej meje. Unë jam vetëm një deputete e cila ka mendim ndryshe”, ka përfunduar Balje.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika