Kundërshtohet propozimi i LVV-së për ndryshimin në vazhdimet e seancës konstituive
Një konsultim i shkurtër mes partive, të cilin e ftoi kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit në fillim të vazhdimit të 17-të të saj, nxori një propozim të ri. Por, kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që Kuvendi të mos vazhdojë më të mblidhet çdo 48 orë por vetëm një herë në javë, pos që u kundërshtua […]
Një konsultim i shkurtër mes partive, të cilin e ftoi kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit në fillim të vazhdimit të 17-të të saj, nxori një propozim të ri.
Por, kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që Kuvendi të mos vazhdojë më të mblidhet çdo 48 orë por vetëm një herë në javë, pos që u kundërshtua nga brenda legjislativit, nuk po përkrahet as jashtë tij nga njohës të çështjeve politike.
“Vetëm për ta ikur ekspozimin e vet që mos të fajësohen nga publiku, sepse për të gjithë kjo është bërë e neveritshme, dhe kjo është fatkeqësia nga një parti që ka marrë 42%.”, deklaroi Magbule Shkodra, Analiste politike.
Ndërkaq avokati Ardian Bajraktari thotë se ndryshimi i rregullores mund të bëhet vetëm në seancat e rregullta.
“Kuvendi mund të bëjë shmangien nga dispozitat e rregullores, mirëpo rastet e tilla i referohen seancave të rregullta, kur ka mundësi me u deviju me vullnetin e 2/3-ve.”, deklaroi Avokati Ardian Bajraktari.
Por, seancat çdo 48 orë mund t’i ndalë Gjykata Kushtetuese gjatë javës së ardhshme, vlerëson tutje avokati Bajraktari varësisht prej formës së kërkesës që AAK-ja ia ka bërë gjykatës.
“Varet çka ka kërku për masë të përkohshme; nëse eventualisht është kërku vetëm ndalja e këtij propozimi për votimin e fshehtë, mundet me vazhdu seanca, por nëse ka kërku ndaljen e krejt procesit.”, tha Bajraktari.
Seanca do të vazhdojë të hënën në orën 10:30 dhe ai do të jetë tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.















